TIRANE-Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me këngëtarin e njohur italian Albano Carrisi. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kreu i Shtetit thotë se këngëtari i famshëm me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë.

Teksa publikon një foto nga ky takim, Presidenti Meta thotë se Albano Carrisi është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Të dashur miq, sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë.
Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se këngëtari i muzikës së lehtë italiane Albano Carrisi ka marrë shtetësinë shqiptare në vitin 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb