Në vijim të qëndrimit në SHBA, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me Presidentin e Republikës së Qipros, z.s.Nicos Anastasiade

Presidenti Meta e falënderoi homologun qipriot për mbështetjen që ai personalisht dhe Qipro i japin çeljes së negociatave të anëtarësimit  të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Meta Me Homologun Nga Qipro
Gjithashtu, Meta nënvizoi interesin për t’i forcuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe për t’u dhënë atyre më shumë rezultate substanciale.

Nga ana e tij, Presidenti Anastasiades, e siguroi Presidentin Meta për vijimin e mbështetjes së Shqipërisë në kuadër të BE-së, si dhe shprehu dëshirën për të shkëmbyer vizita në nivel Presidenti në dobi të forcimit të marrëdhënive mes dy vendeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb