Presidenti Ilir Meta është takuar me vajzën e një prej Komandantëve të Brigadës së Parë Sulmuese, Dilaver Radeshit, i cili u plagos katër herë, përfshi edhe betejën e Çlirimit të Tiranës, Teftën.

Me një postim në Facebook ku presidenti ka publikuar momente nga takimi shkruan se  është i lumtur që takon edhe bashkëshortin e saj të mrekullueshëm, një artist i shquar korçar, i cili iu gjend pranë Teftës në momentet e saj më të vështira duke lidhur fatin me të dhe ndarë së bashku të gjitha vuajtjet e internimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: