Presidenti Ilir Meta ka uruar Dritan Abazoviç, për zgjedhjen në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Meta ka shprehur shpresën, se marrëdhëniet mes dy shteteve do të fuqizohen edhe më tej, ndërsa ka evidentuar se avancimi në proceset integruese, është i rëndësishëm për shqiptarët në Malin e Zi dhe forcimin e stabilitetit në rajon.

“Urime të përzemërta dhe shumë sukese z.Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi.
Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.
Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë”, ka uruar presidenti Meta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb