Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot pasdite disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Fushë-Mamurras dhe Laç, ku u interesua për dëmtimet e shtëpive, problemet dhe pasojat me të cilat përballen banorët në këtë situatë emergjence.

Presidenti Meta dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe i siguroi se do t’i ndjekë ato deri në zgjidhjen e plotë. Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit më të mirë e të plotë për menaxhimin e shpejtë dhe të suksesshëm të të gjithë pasojave.

“Për të gjitha rastet që kam verifikuar sot, do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta, energjike dhe veprimet të jenë ligjore, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë e plotë për të ardhmen. Me durim dhe me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë”,- u shpreh Kreu i Shtetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një postim në “Facebook” Meta shkruan se i ka siguruar familjet e prekura nga tërmeti se do t’i ndjekë ato deri në zgjidhjen e plotë.

“Vizitova sot pasdite disa familje në Fushë-Mamurras dhe Laç, të prekura rëndë nga tërmeti dhe pasojat e tij tragjike. Dëgjova me vëmendje të gjitha shqetësimet e tyre dhe i sigurova se do t’i ndjek ato deri në zgjidhjen e plotë. Me rëndësi, bashkëpunimi më i mirë për menaxhimin e shpejtë dhe të suksesshëm të të gjitha pasojave”, shkruan Presidenti.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb