Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” futbollistin e njohur Miltiadh Gurma.

Meta shprehet se Gurma është një shembull frymëzimi dhe model suksesi që duhet ndjekur nga brezat e rinj.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e gjithanshëm në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të shkëlqyera si lojtar dhe trajner me rezultate të larta, kisha kënaqësinë e veçantë të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” një prej ikonave të futbollit të Sarandës, Luftëtarit, Shkëndisë së kohëve të arta dhe të Ekipit tonë Kombëtar, Miltiadh Gurma.

Kam patur fatin ta shoh virtuozitetin në fushën e blertë të këtij futbollisti të nivelit ndërkombëtar, që për talentin e jashtëzakonshëm, krahasohej vetëm me lojtarin e madh gjerman Franz Beckenbauer.

Saranda, Gjirokastra dhe e gjithë Shqipëria janë krenuar me të drejtë gjithmonë me Miltiadh Gurmën, shembull frymëzimi dhe model suksesi, që duhet ndjekur nga brezat e rinj. ⚽??

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb