Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se presidenti mund të shkojë edhe në akte absurde dhe mund të mos dojë të dekretojë as kryeministrin.

Sipas Gjonajt, nëse kjo do të ndodhte, i bie që presidenti e ka personale me dikë e nuk po bën siç duhet detyrën që i takon. Gjonaj theksoi se betimi është thjesht një akt formal.

Betimi është një akt formal, solemn. Nuk mundet që një akt solemn e formal të bllokojë procesin. Nuk mund të ndodhë që zyra e Presidentit të thotë se unë nuk iu bëj dot anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Jo, nuk mund ta thuash dot, sepse ia thotë Kushtetuta. Për zonjën Vorpsi, nuk është bërë betimi te noteri, por atje thjesht ka bërë firmën.

Është shprehje e aktit se unë jam gati të marrë detyrën e anëtares të Gjykatës Kushtetuese. Në Ukrainë është bërë që edhe betimi me formë të shkruar mund të cilësohet e ligjshme. Presidenti mund të dalë e thotë se nuk dekretoj as kryeministrin, as qeverinë, por nuk mund ta bëjë, derisa zgjedhja është bërë nga populli”, deklaroi Gjonaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb