Presidenti në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk  Konjufca thotë se qeveria Kurti do të padisë Serbinë për gjenocid.

Konjufca thotë se Albin Kurti e ka premtuar këtë dhe do e bëjë fillimisht, më pas do të fillohet me dialogun me Serbinë e fazat e ndërtimit të shtetit në Kosovë.

“Qeveria që ka ardhur në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë kjo do të ndodhë e para e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha Konjufca.

Ai deklaroi se Kosova ka tri plagë tv hapura për këtë çështje, dhe të gjitha lidhen me gjenocidin serb nga masakra, të zhdukurit dhe mungesa e drejtësisë për familjet që humbën të afërmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb