TIRANE- Presidenti Nishani vlerësoi Gjeneralin Giuseppe Cucchi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” në shenjë mirënjohjeje për ideimin, përcaktimin dhe drejtimin me sukses të operacionit ‘Alba’ në Shqipëri, në çastet e vështira të krizës së vitit 1997, nëpërmjet nxitjes së nismave të ndryshme në Itali dhe koordinimit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Italisë, në mbështetje të operacionit dhe rikthimin e rendit e qetësisë në vend.

Presidenti Nishani u shpreh se “Në ato momente dramatike që përkonin edhe me fillesat tona demokratike, kur vendit, por edhe rajonit, i kanoseshin rreziqe shumëdimensionale nga kaosi dhe anarkia, miqtë e Shqipërisë, me iniciativë të Italisë miratuan në Kombet e Bashkuara një rezolutë për të ndihmuar dhe rikthyer qetësinë dhe stabilitetin në vend përmes operacionit shumëkombësh ‘Alba.’

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që jo vetëm mësimi i marrë nga ajo periudhë të mos harrohet e të mos përsëritet më kurrë, por nuk do të duhet të harrohet edhe kontributi dhe ndihma bujare e Italisë dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë dhe shqiptarëve” u shpreh Presidenti.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: