TIRANE- Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, të cilat u miratuan në Korrik nga Kuvendi. Këto ndryshime të propozuara nga Qeveria synojnë zbutjen e dënimeve për armëmbajtjen pa leje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi ndryshimet e bëra nga Kuvendi.

Pas dekretimit nga Kreu i Shtetit, këto ndryshme në Kodi Penal pritet që të hyjnë në fuqi në datën 23 gusht.

Si ndryshojnë dënimet për armëmbajtjet

Prodhimi, shit-blerja, apo transporti i municioneve luftarake pa leje
Ishte 7-15 vjet

Bëhet 5-10 vjet

Armëmbajtja pa leje në banesë
Ishte 1-5 vjet

Bëhet 1-3 vjet

Mbajtja pa leje e lëndëve shpërthyese përfshi mina, bomba, tritol
Ishte 5-8 vjet

Bëhet 1-4 vjet

Mbajtja e armët e ftohta dhe tregtimin e tyre
Ishte 3-8 vjet

Bëhet 1-5 vjet

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb