Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani pas vizitës në Preshevë dhe Bujanoc sonte do të qëndrojë në Gjilan.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri me një publikim në rrjetin social Facebook i ka uruar mirëseardhje presidentit shqiptar

“Mirë se erdhe n’Gjilan, president Bujar Nishani!”, ka shkruar në facebook Lutfi Haziri.

Bujar Nishani ishte mysafir i shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc, vizitë e cila shkaktoi tensione te politikanët serb.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb