NGA ARMIR MEHAJ

TROPOJE- Si gjithnjë gjatë këtyre viteve të fundit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka zgjedhur t’i përmbyll pushimet e tij të verës në Bjeshkët e Tropojës. Valbona për të disfatën herë është destinacioni i Presidentit Nishani i cili duket se jo paqëllim e zgjedh të përmbyll pushimet e sezonit.

Ajri i pastër, Bjeshkët që kurorë të përhershme kanë kreshtat e Borës që nuk shkrin as gjatë verës, si dhe klima kurative e gurgullima e ujerave të kristalta, janë elementet më të mirë për t’i dhënë lamtumirën pushimeve.

Këtë vit siç, krahas pjesëtarëve të familjes, Presidenti Nishani gjatë qëndrimit të tij në Bjeshkët e Tropojës është shoqëruar dhe nga ish-deputeti demokrat, Besnik Dushaj, tashmë kreu bashkisë së Bajram Currit.

Ndryshe nga vitet e tjera, Presidenti Nishani mësohet të ketë shëtitur në disa nga Bjeshkët e larta të Tropojës, pjesë e tre majave të Ballkanit.

Banorët e Valbonës tregojnë se si gjithnjë edhe këtë vit, Nishani me thjeshtësinë që e karakterizon nuk i është shmangur takimit me qindra pushues që kishin dëshirë ta takonin, ashtu siç ka qenë i gatshëm edhe për të bërë foto me ta.

Presidenti Nishani pushimet në zonat të ndryshme të Shqipërisë duket se gjithnjë i shfrytëzon dhe për promovimin e resurseve turistike të vendit tonë në jug e veri të vendit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: