VLORË- Presidenti Bujar Nishani ka udhëtuar drejt Vlorës në ditën e ngritjes së falmurit dhe 104-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Nishani ishte sot paradite i pranishëm në ceremoninë zyrtare me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë, të mbajtur në Sheshin e Flamurit dhe të Monumentit të Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës. Bashkë me të ka qenë edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Flamuri ynë Kombëtar kuq e zi u ngrit në prani të Kreut të Shtetit dhe autoriteteve të larta shqiptare në Sheshin e Flamurit dhe më pas, të pranishmit zhvilluan homazhe në monumentin e Ismail Qemalit, ku Presidenti Nishani, ministrja Kodheli dhe kryebashkiaku Leli vendosën një kurorë me lule.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: