Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shfrytëzuar këtë fundjavë për t’u ngjitur në Malin e Tomorit. Kreu i Shtetit ka patur një muaj dhe javë mjaft të ngarkuar dhe ka gjetur pak kohë për të pushuar.

Kujtojmë se Presidentit Nishani iu revokua rezidenca shtetërore e pushimit në Dhërmi, ndërsa këtë muaj ai ka kthyer mbrapsht dy ligje, atë të Arsimit të Lartë dhe të Turizmit.

Në fotot e hedhura në FB, Nishani shfaqet sportiv duke ngjitur malin Tomor.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb