TIRANË

“Nuk e kam të saktë numrin, e di që ka shumë propozime, me dhjetëra emra që ka shprehur interes publiku, por ky nuk është një proces që do të zgjidhet kë do opinioni publik, ndryshe do të kishim një sistem ku presidenti i vendit do të zgjidhej nga vetë populli”.

Kështu deklaroi sot sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri duke folur për çështjen e presidentit të ri në një bashkëbisedim me gazetarët para Asamblesë së PS-së.

Ai tha se emra ka nga të gjitha profilet, qoftë nga politika, qoftë nga jopolitika, akademia, diplomacia.

“Por procesi nuk do ishte serioz që ne të themi kanë ardhur këto dëshira nga njerëzit dhe ky do të jetë presidenti që ne dëshirojmë. Përkundrazi kur themi ulemi në negociata për të rënë dakord me palët që janë vendimmarrëse se palët vendimmarrëse janë faktorët parlamentarë, votat janë aty, shumica e cilësuar që duhet për zgjedhjen e presidentit do formohet në Kuvend, do të thotë që profili duhet të përcaktohet nga palët që janë vendimmarrëse. Pastaj nga gama e emrave që mund të kenë ardhur apo që dhe mund të vijnë sidomos tashmë dhe nga krahu opozitar fillon dhe shkurtohet dhe emri i kandidatëve për të vajtur në një shortlist siç ka ndodhur dhe më përpara. Ne kemi përjashtuar anëtarët e grupit parlamentar dhe të jetë profili i një njeriu që nuk ka ato ambicie të shfaqura politike dhe të jetë një njeri që ka një integritet shoqëror, një reputacion të pranueshëm”, tha Gjiknuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: