SHBA-Presidenti Barack Obama sot bëri thirrje që personat përgjegjës për dhunën e së hënës në mbrëmje në qytetin e Baltimorës “të trajtohen si shkelës së ligjit”.

Protestat shpërthyen në qytet pas funeralit të 25-vjeçarit Freddie Gray, një djalë afrikano-amerikan, i cili vdiq ndërsa mbahej i ndaluar nga policia në fillim të muajit.

Megjithatë, Presidenti Obama tha se ajo që ndodhi të hënën në Baltimorë ishte një devijim i protestave të ditëve të fundit, që u përqëndruan tek shqetësimet plotësisht të ligjshme lidhur me vdekjen e Freddie Grayt.

Presidenti i bëri këto komente pasi guvernatori i Marylandit, Larry Hogan u zotua se në Baltimorë nuk ka për t’u përsëritur ajo që ndodhi të hënën në mbrëmje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb