SHBA – Presidenti amerikan Barack Obama, Zonja e Parë Michelle, vajzat e tyre dhe madje edhe dy qentë mbërritën në Hawai për pushimet dimërore.

Familja presidenciale i ka bërë çdo vit pushimet dimërore në Hawai, që kur Barack Obama u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Obama e kalon kohën më të madhe të pushimeve duke luajtur golf me miqtë e tij dhe ndonjëherë me ndonjë figurë të njohur ose atlet profesionist.

Obama dhe familja e tij shkojnë gjithashtu në restorantet e Honolulusë dhe bëjnë shëtitje së bashku, apo shkojnë të gjithë në plazh.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: