Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka fluturuar nga qyteti palestinez Ramallah drejt Gjermanisë për t’iu nënshtruar analizave mjekësore.

Sipas një burimi palestinez, presidenti Abbas, i cili fillimisht udhëtoi në Jordani, sot më vonë me një aeroplan jordanez do të niset për në Gjermani nga kryeqyteti Amman, ku do të kryejë analiza mjekësore rutine.

Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, sipas burimit, lideri palestinez po ashtu do të zhvillojë bisedime politike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

85-vjeçari Abbas u zgjodh president në vitin 2005. Ende është e paqartë nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që janë planifikuar të mbahen më 31 korrik.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb