Andrzej Duda, i cili fitoi edhe mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale, mori detyrën në krye të Polonisë.

Sot u mbajt ceremonia e inaugurimi, ndërsa Duda mori detyrën e mandatit të ri pesëvjeçar.

Duke folur në ceremoninë e betimit, që u mbajt në Parlament, Duda tha se mospajtimet politike, që u theksuan gjatë fushatës parazgjedhore, duhet të lihen prapa dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha formacionet politike në shoqëri për të siguruar unitet nacional.

Duke theksuar se do të punojë në rritjen e politikave familjare dhe mundësinë e punësimit, Duda tha se po ashtu do t’i japë rëndësi bashkëpunimit transatlantik dhe sigurisë energjetike.

Polakët më 12 korrik votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në të cilën garuan presidenti konservator Duda dhe kryebashkiaku liberal i Varshavës, Rafal Trzaskowski.

Duda, që mbështetet nga partia konservatore Ligji dhe drejtësia (PiS), fitoi 51.21 për qind të votave, ndërsa Trzaskowski 48,79 për qind.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb