Presidenti polak, Andrzej Duda mirëpriti presidentin amerikan Joe Biden në pallatin presidencial në Varshavë të shtunën, ku të dy do të zhvillojnë bisedime rreth pushtimit rus të Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin iu bashkuan Bidenit në pallatin presidencial.

Delegacioni polak përfshinte ministrin e Jashtëm, Zbignieë Rau dhe ministrin e Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. Më herët, Biden mori pjesë në një ceremoni pritjeje në kryeqytet, ku u përshëndet nga një bandë ushtarake që luante himnet kombëtare të SHBA-së dhe Polonisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: