Rusia ka qenë objektiv i ’25 milion sulmeve-kibernetike’ gjatë Botërorit të Futbollit 2018. Lajmin e ka dhënë presidenti rus Vladimir Putin, pa specifikuar burimin e këtyre sulmeve.

’Gjatë periudhës së Kupës së Botës, rreth 25 milion sulme informatike dhe të tjera akte kriminale në strukturat informatike në Rusi, të lidhura edhe me Kupën e botës, janë neutralizuar’, ka sqaruar Presidenti rus.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb