Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia së shpejti do të regjistrojë vaksinën e dytë anti-COVID. Deklarata në fjalë u bë ditën e sotme, transmeton “Rospotrebnadzor”. Mësohet se regjistrimi i vaksinës së dytë do të bëhet deri më 15 tetor, ndërsa ai po ekspertohet tek mbi 40,000 njerëz.

“Sot, sistemi shëndetësor është i gatshëm për të luftuar në mënyrë efektive infeksionin koronavirus dhe epideminë sezonale të sëmundjeve të lidhura me gripin dhe ftohjen sezonale”, tha Putini.

Kujtojmë se Rusia në gusht lajmëroi daljen e vaksinës së parë, që sipas Putinit ishte shumë efektive dhe se mes të testuarve ishte dhe vajza e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb