Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se stërvitjet e paplanifikuara të NATO-s në Detin e Zi përbëjnë një sfidë serioze për Moskën.

I ndalur tek kriza e emigrantëve në kufirin e Bjellorusisë, Putin theksoi se Rusia nuk është e përfshirë ashtu siç edhe është akuzuar, pasi sipas tij vendi nuk ka asnjë lidhje me situatën e krijuar në kufi.

Ai më tej është shprehur se shpreson që presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe kancelarja gjermane Angela Merkel të arrijnë të flasin për krizën.

“Dua t’ua bëj të qartë të gjithëve. Ne nuk kemi asnjë lidhje me të”, tha presidenti rus.

Ndërkohë Polonia dhe vendet e tjera perëndimore akuzojnë Moskën se po punon me Minskun për të realizuar dërgimin e mijëra emigrantëve në kufi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb