“Askush nuk na ofron asgjë në lidhje me Kosovën. Nuk ka ofertë për ndarje të Kosovës. Rreth 100 vende që e kanë pranuar Kosovën, nuk do të tërhiqen nga vendimi”. Kështu deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Këto vende, sipas tij, duan ta shohin Serbinë pa Kosovën.

Vuçiç, deklaroi gjatë një vizite në një qytet të Serbisë, se “duhet kuptuar peshën e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer popullin”. “Të gjithë kanë thënë se jam i gatshëm të nënshkruajë. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, ka deklaruar presidenti serb, shkruan rel.

Megjithatë, ai përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron, dhe se këtë kompromis e ka refuzuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti.

Deklaratat e presidentit serb, bëhen pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimët e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell. “Qëllimi i është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt, duke shikuar nga e ardhmja”, është thënë në deklaratën e Ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila u lëshua pas vizitës së ambasadorit Grenell.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: