Gazment Bardhi ka deklaruar në nisje të seancës së sotme plenare se Presidenti Bajram Begaj ka shkelur kushtetutën.

Kjo pasi sipas Bardhit, presidenti ka sjellë në Kuvend dekretin për miratimin si Ministër i Financave të Ervin Mete, ende pa e shkarkuar nga posti si drejtor i AMF.

“Në kundërshtim flagrant me nen 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik. Shkarkimi i Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Ka bërë dekretim pa kryer verifikim formal nga anëtari i Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb