Presidenti sirian ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Rusinë në konfliktin me Ukrainën gjatë një vizite në Moskë.

Bashar al-Assad i është bashkuar një liste shumë të shkurtër të liderëve që kanë qenë të zëshëm në mbështetjen e tyre për luftën e Vladimir Putinit.

Assad mbërriti në Moskë dje dhe sot u takua me presidentin rus në Kremlin, ndërsa gjatë takimit ai tha se Rusia po luftonte neonazistët dhe “nazistët e vjetër” që Perëndimi kishte marrë dhe tani po i mbështet.

Rusia është mbështetësi kryesor i Asadit dhe ka një prani të gjerë në Siri, ku lufta civile ka vrarë rreth 500,000 njerëz prej nisjes së saj. Me mbështetjen e ushtrisë ruse, Assad ishte në gjendje të kthente valën në luftën civile që filloi në 2011 si një kryengritje pro-demokracisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: