“Ne e dimë se paqja bëhet më vështirë se lufta”. Ky ka qenë mesazhi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtarë të Paqes.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Thaçi tha se Kosova i ka përjetuar të dyja, dhe luftën edhe paqen.

“Sot, tërë bota e feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes. Kosova i ka përjetuar të dyja. Ne e dimë se paqja bëhet më vështirë se lufta. Që dy dekada pareshtur po punojmë për paqen, sepse e duam dhe besojmë në të. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale. Duhet të jemi të bashkuar të gjithë për paqen dhe të ardhmen evropiane. Të bashkuar në diversitet”, ka shkruar Thaçi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: