Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ka kërkuar opozitës që të nxjerrë një kandidat për në raundin e tretë.

Duke folur në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, ai u shpreh se opozita nuk ka më kohë për të pasur disa emra.

“Ka ardhur koha që opozita të dalë me një kandidat të vetëm, nuk kemi më kohë as për 10 as për 8. Besoj që pavarësisht nga diferencat e vogla që kemi, nëse nisemi për të gjetur një kompromis, duhet të dëgjojmë njeri tjetrin. Ne duhet të çojmë një kandidaturë në raundin e tretë, nëse nuk e çojmë, nuk duhet të bëhemi pjesë apo palë në një process që e konsiderojmë farsë. Skam mëdyshje që pala tjetër do vazhdojë axhendën e saj politike që të zgjedhë atë që do. Më vjen keq që marr këtë qëndrim publikisht por për fat të keq po flasim në media dhe jo me njeri tjetrin. Ne kemi detyrimin si opozitë që të dalim me një kandidaturë që nderon jo vetëm opozitën”, u shpreh Mediu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb