Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vizitojë Poloninë më 31 gusht deri më 2 shtator, për të marrë pjesë në ceremonitë e shënimit të 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, njoftoi kabineti i presidentit të Polonisë.

Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit Trump në Poloni, që nga korriku i vitit 2017.

E udhëhequr nga një qeveri e krahut të djathtë, Polonia është ndër partnerët më të afërt të Uashingtonit në Evropë.

Bashkëpunimi midis dy vendeve bazohet në fushën e mbrojtjes dhe të energjisë.

Më 1 shtator, presidenti Trump do të marrë pjesë në një ceremoni në Varshavë e cila shënon 80 vjetorin e pushtimit nazist të Polonisë, më 1 shtator 1939.

Rreth 6 milion qytetarë polakë u vranë gjatë luftës, gjysma e tyre hebrenjë, dhe vendi u shkatërrua tërësisht përgjatë viteve të luftës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb