Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe presidenti amerikan Donald Trump nënshkruan një marrëveshje në fushën e mbrojtjes. Kjo marrëveshje ishte për të shtuar aftësitë ushtarake të Arabisë Saudite dhe kishte një vlerë prej 110 miliardë dollarësh.

Kjo ishte e marrëveshja e parë në një seri marrëveshjesh që të dyja vendet nënshkruan për të përmirësuar partneritetin ekonomik dhe ushtarak mes tyre. Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë dhe përfshin një marrëveshje të dytë me një vlerë deri në 350 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme.

“Ishte një ditë e jashtëzakonshme”, tha presidenti Trump ndërsa u takua me princin e kurorës Muhammad bin Nayef në një hotel në Riad.

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të dhënë më parë u shpreh se marrëveshjet e mbrojtjes do të krijojnë mundësi të reja për kompanitë amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme.

Në marrëveshje përfshihet edhe një premtim me vlerë prej 6 miliardë dollarësh për ndërtuar 150 helikopterë “Blackhawk” nga kompania Lockheed Martin në Arabinë Saudite që pritet të sjellë krijimin e 450 vendeve pune në këtë shtet.

(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb