Në prag të vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Donald Trump tha se Britania duhet të dërgojë Nigel Farage për të negociuar për ‘Brexit’ me Bashkimin Evropian dhe të “largohet” nëse nuk ofron një marrëveshje.

Presidenti i SHBA dhe Zonja e Parë, Melania Trump, do të mbërrijnë në Londër të hënën për një vizitë të plotë shtetërore. Udhëtimi i tyre vjen në kohën të brishtë në Britani, e cila është  e ndarë mbi Brexit dhe kur partia konservatore në pushtet zgjedh pasardhësin e Kryeministres, Theresa May.

Në një intervistë me Sunday Times, Trump tha se Britania duhet të refuzojë të paguajë faturën e divorcit prej 50 miliardë euro nëse Brukseli nuk jep terren dhe duhet të dërgoj Farage për të zhvilluar bisedime.

“Nëse nuk arrini një marrëveshje të mirë, ju duhet të largoheni”, tha Trump.

Trump tha se ishte gabim të injorohej Farage pas suksesit të tij muajin e kaluar në zgjedhjet e Parlamentit Europian. “Më pëlqen shumë Nigel. Ai ka shumë për të ofruar – ai është një person shumë i zgjuar “, tha Trump.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: