SHBA – Presidenti i SHBA Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e ri italian Giuseppe Conte.

Liderët nisën një bisedë private në Zyrën Ovale, i pasuar nga një takim i zgjeruar dypalësh.

Shtëpia e Bardhë tha se bisedimet kanë për qëllim thellimin e “bashkëpunimit në trajtimin e konflikteve globale dhe nxitjen e begatisë ekonomike në të dy anët e Atlantikut”. Giuseppe Conte u bë kryeministër i Italisë pas një marrëveshjeje koalicioni të arritur nga dy parti politike populiste, Lega dhe Lëvizja Pesë Yjet pas zgjedhjeve të 4 marsit.

Zoti Conte ka dalë si mbështetësi më i fortë i Presidentit Trump në Evropën Perëndimore.

Zoti Trump e ka takuar Kryeministrin italian dy herë, në takimet e fundit të G-7 dhe të NATO-s, duke e quajtur atë “një njeri vërtet i shkëlqyer”. Të dy kanë të paktën një gjë të përbashkët – qeveri populiste.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb