Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike kanë diskutuar tensionet mbi Mesdheun Lindor, lidhjet dypalëshe, si dhe marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Bashkimit Evropian (BE).

Siç njofton Drejtoria e Komunikimit e presidencës turke, presidenti Erdoğan i tha homologut të tij francez, Macron, se Turqia përkrah dialogun dhe bashkëpunimin për të zgjidhur problemet.

Erdoğan theksoi se shpërfillja e të drejtave legjitime të Turqisë dhe Qipros Turke në Mesdheun Lindor janë shkak i tensionit në rajon.

Ai po ashtu theksoi se për të reduktuar tensionin duhet të përdoren mundësitë diplomatike dhe të zbatohet proceset e qëndrueshme të negociatave.

Kreu i Turqisë theksoi se Ankaraja “dëshiron të diskutojë dhe të zgjidhë të gjitha problemet në tryezë”.

Sipas njoftimit, presidenti turk pret një qëndrim “konstruktiv” nga Parisi dhe favorizon konsultimet dhe komunikimet midis Turqisë dhe Francës për hir të mekanizmit të rregullt.

Erdoğan shtoi se për zgjidhjen e mundshme të çështjeve rajonale me rëndësi është të “shohim dialog dhe bashkëpunim konstruktiv” në Samitin e Liderëve të BE-së, që është planifikuar javën e ardhshme.

Takimi i caktuar fillimisht për këtë javë, u prolongua për 1-2 tetor për shkak të infeksionit me koronavirus të një zyrtari të sigurisë së BE-së.

Telefonata midis presidentit turk dhe francez vjen pasi liderët e Turqisë, Gjermanisë dhe BE-së më herët zhvilluan një takim virtual mbi tensionin e fundit në Mesdheun Lindor.

Përveç presidentit Erdoğan, në takim ishin të pranishëm kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Greqia, e mbështetur nga Franca, ka kontestuar aktivitetet aktuale të kërkimit të energjisë nga Turqia në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në ndarjen e saj kontinentale, duke theksuar se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Zyrtarët turq kanë deklaruar se dialogu rreth ndarjes së drejtë të burimeve do të jetë një fitore fitimprurëse për të gjitha palët.

Turqia dhe Franca kanë qenë po ashtu në mosmarrëveshje mbi Libinë, me Ankaranë që mbështet qeverinë legjitime të Libisë të njohur nga OKB-ja me qendër në Tripoli, ndërsa Parisi që mbështet forcat e milicisë së komandatit jolegjitim, Khalifa Haftar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb