MOSKË

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin biseduan lidhur me çështjen e Idlibit.

Sipas një deklarate me shkrim nga rezidenca e Kremlinit njoftohet se Putin dhe Erdoğan zhvilluan në bisedë telefonike ku diskutuan për zbatimin e marrëveshjes së arritur me 5 mars mes Rusisë dhe Turqisë.

Në bisedën mes Putin dhe Erdoğan u theksua se është mirëpritur ulja e ndjeshme e tensionit në rajonin e deeskalimt Idlib të Sirisë.

Në bisedë ndër të tjera u nënvizua sigurimi në mënyrë të qëndrueshme i armëpushimit dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë nëpërmjet ministrive të mbrojtjes së Rusisë dhe Turqisë me qëllimin për ta bërë më të qëndrueshëm situatën.

Dy liderët gjithashtu u dakordësuan që të mbajnë dialog në mënyrë të rregullt në nivele të ndryshme, përfshirë kontaktet personale.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb