Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua të martën me Milorad Dodik, anëtar serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.

Me të mbërritur në kompleks, Dodik u prit nga nënkryetari Fuat Oktay.

Erdogan dhe Dodik më pas patën një darkë pune që ishte e mbyllur për shtypin.

Presidenti u takua edhe me Margareta Cederfelt, kryetare e Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kompleksin Presidencial.

Kryetari i Kuvendit të Turqisë Mustafa Sentop ishte gjithashtu i pranishëm në takim, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimeve Turke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: