Turkmenistani nuk ka regjistruar as edhe një rast me COVID-19 nga fillimi i pandemisë, kështu të paktën pretendon presidenti i vendit.

“Falë punës që e kemi kryer në Turkmenistan, nuk kemi asnjë rast të koronavirusit”, ka thënë Gurbanguli Berdimuhamedov.

Turkmenistani është një nga “vendet e rralla në botë” së bashku me Korenë e Veriut, që zyrtarisht nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19.

Megjithatë Turkmenistani ka filluar në prill të zbut masat kundër COVID-19, duke hapur restorantet dhe xhamitë. Trenat sërish operojnë, por transporti ajror është akoma i ndaluar.

Por pretendimet e Turkmenistanit që nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus, janë vënë në pikëpyetje nga vëzhguesit dhe mediat e huaja.

Sipas tyre, diplomati turk në Ashabad ndërroi jetë vitin e kaluar nga COVID-19, derisa ambasadori britanik në dhjetor në rrjetet sociale pranoi se ishte infektuar me COVID-19 në Turkmenistan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: