Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paraqitur në parlament një projektligj për zgjatjen e gjendjes ushtarake në vend.

Miratimi i dekretit të presidentit ukrainas për “zgjatjen e ligjit ushtarak në Ukrainë” është renditur në parlamentin ukrainas si pjesë e projektligjeve.

Ligji ushtarak në Ukrainë u shpall nga Zelensky më 24 shkurt, kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës. Ai fillimisht u zgjat në muajin mars për 30 ditë dhe mbaron më 25 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb