TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar sot një tjetër figurë historike të futbollit shqiptar.

Kreu i Shtetit i ka akorduar titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ikonës së futbollit Skënder Halili duke i shprehur mirënjohje për aftësitë e larta dhe si mbrojtës i dinjitetit njerëzor dhe i vlerave qytetare.

“Për cilësi të rralla si qendërmbrojtësi model në historinë e futbollit shqiptar, sot pata kënaqësinë të nderoj me titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’, ikonën e futbollit shqiptar, Skënder Halilin, kampionin e mbrojtjes së ekipeve ‘Tirana’, ‘Dinamo’ dhe atij Kombëtar. Me mirënjohje për aftësitë e larta profesionale në fushën e futbollit, si mbrojtës i dinjitetit njerëzor dhe i vlerave qytetare!??⚽”, shkruan Presidenti në “Facebook”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb