Për shkak të njoftimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, sonte janë organizuar protesta para Parlamentit të Serbisë.

Protestat para Parlamentit të Serbisë kaluan në dhunë dhe drejtë ndërtesës së Parlamentit filluan të fluturonin pishtarët dhe objekte tjera.

Një grup i demonstruesve arritën të hynë në një pjesë të objektit të Parlamentit, por me ndërhyrjen e Policisë ata u larguan me forcë, ndërsa turmës së protestuesve i ka prirë deputeti i pavarur Srgjan Nogo, njofton Shekulli.

Në këtë protestë siç raporton Blic.rs ka pasur edhe thirrje “Nuk e dorëzojmë Kosovën” dhe thirrje tjera nacionaliste si “Kosova zemra e Serbisë”.

Motivi i protestës është njoftimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në disa Komuna ku ka pasur rritje të madhe të rasteve të reja me COVID-19, sikur bllokimi i lëvizjes totale gjatë vikende duke filluar nga dita e premte deri të hënën.

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 299 raste të reja me COVID-19 dhe janë shënuar 13 viktima, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në 21 komuna.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb