Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian, ku po diskutohet lufta në Ukrainë nga Rusia. Në nisje të seancës, kryetarja e PE ka dhënë lajmin se do të nisin hetimet për krime lufte në Ukrainë, lajm i cili është pritur me duartrokitje nga eurodeputetët.

“Do të nisë hetimi për krime lufte në Ukrainë. Putin do të mbajë përgjegjësi për sulmet në Ukrainë”, tha Kryetarja e PE, Roberta Metsola.

Më tej, kryetarja e PE paraqiti katër hapat kryesorë të kundërpërgjigjes Europiane ndaj Rusisë.

“Europa nuk mund të jetë më e varur nga gazi rus, duhet të dyfishojmë përpjekjet për diversifikimin e energjisë për një Europë të pavarur nga autokratët.

Europa nuk do ta mirëpresë më paranë ruse. Oligarkët rusë nuk duhet të përdorin më fuqinë e tyre të fshehen në qytetet tona, klubet e futbollit dhe superjahtet e tyre nuk do të parkohen më në portet tona.

Ivestimet në mbrojtje, Europa duhet të ketë një union të vërtetë sigurie dhe mbrojtjeje. Treguam që është i dëshiruar dhe i mundshëm. Për më tepër i domosdoshëm. Së fundmi duhet të luftojmë propagandën ruse, i bëj thirrje rrjeteve sociale të marrin masa”, u shpreh ajo.

PE në seancë të jashtëzakonshme, Presidenti Zelensky jep mesazhin e tij

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të flasë këtë seancë të Parlamentit Evropian mbi pushtimin rus të vendit të tij, që ka hyrë sot në ditën e gjashtë.

Presidenti Zelensky është ftuar të flasë nga distanca mbi situatën në Ukrainë. Më pas, eurodeputetët do të dëgjojnë qëndrimin e presidentëve të Këshillit dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrell, përpara se të japin vlerësimin e tyre për sulmet ruse.

Ndërkohë, Kuvendi i Ukrainës njofton se është pranuar edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti, për anëtarësim në BE.

“Sot, me 1 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian. Aplikacioni i nënshkruar për hyrjen e Ukrainës në BE, me procedura të përshpejtuara, u pranua dhe u mor parasysh. Fjalimi i Presidentit do të transmetohet me video”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb