Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kryeministri i Izraelit, z. Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime,” tha Zelensky në një fjalim drejtuar popullit ukrainas të postuar të dielën.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem. Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse është e mundur,” tha ai. Komentet e Zelensky erdhën pasi ai iu drejtua parlamentit të Izraelit përmes një videomesazhi, ku foli për sulmin rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: