PRAGË- Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, është pro një referendumi për daljen e vendit nga BE-ja, sipas një interviste të dhënë për portalin “Parlamentnilisty.cz”, të cituar nga agjencia APA.

Zeman reagon gjithashtu edhe ndaj kryeministrit Sobotka, i cili kërkon të evitohet një konsultim popullor i kësaj natyre.

“Unë jam me ata që janë kundër daljes nga BE-ja, por jam edhe kundërshtar i atyre që kërkojnë t’i pengojnë qytetarëve mundësinë për të votuar mbi këtë çështje”, theksoi Presidenti i Republikës Çeke.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: