Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së është shoqëruar me debate ditën e sotme.

Në mbledhje Bardhi ka theksuar se kur Rithemelimi kërkon të propozojë presidentin atëherë quhet opozitë, por e kundërta ndodh kur opozita propozon presidentin pasi quhet e shitur. Më tej Bardhi ka bërë me dije se deputetët do të marri  pjesë në proces.

Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi ne të shitur. Kur rithemelimi kërkon që opozita te propozoje presidentin janë opozitë.  Sigurisht që deputetët do marrin pjesë në proces, jo disa që s’janë bërë deputete dhe nga xhelozia thonë që presidentin e propozojnë Këshilli Kombëtar i PD. Nëse ka kërkesa që të jete nga politika atëherë PS do thotë nëse duhet nga politika përse duhet filani nga PD dhe jo nga PS. Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figure presidenti dinjitoz.  Por nëse pranohet kriteri për të qenë në politike e pranojmë.  Kriteret mund te diskutohen por një gjë është që ne kërkojmë ta propozoje opozita dhe këtu duhet të qëndrojmë.”, ka thënë Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: