Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka firmosur një dekret për zgjerimin e Greqisë në detin “Jon” nga 6 në 12 milje, në kufirin e saj me Italinë dhe jo në zonën e Jonit ku kjo hapësirë është akoma në diskutim, si në rastin e Shqipërisë.

Dekreti presidencial përfshin zonën detare ujore deri ku shtrihet nga 12 milje e lartë, jo nën 12 milje për të dy palët, si dhe ku ndërmjet ka hapësirë të ujërave ndërkombëtare, një e drejtë e siguruar nga e Drejta Ndërkombëtare e Detit. Pra, nuk përfshin zonën e ngushtë të Jonit përmes Greq-Shqipëri ku distanca është nën 12 milje nga të dy brigjet tokësore.

Është tjetër ky dekret presidencial, tjetër çështja Shqipëri-Greqi.

Përsa i përket hapësirës së Jonit mes dy vendeve, pas konsensusit të palës shqiptare për Hagë dhe deklaratës së përbashkët të dy palëve, mbetet që ekipe teknike të hartojnë procedurën që do të ndiqet.

Greqia nuk mund të hartojë dekret presidencial apo të shpallë diçka për një zonë ku mbetet i hapur demarkacioni në tre aspekte- Zona ekskluzive ekonomikę, ujrat territoriale, shelfi kontinental.

As ka mundësi të jetë në dijeni për përcaktimin, pasi nuk është hartuar akoma kërkesa e përbashkët për Gjykatën e Hagës, çfarë do kërkojnë dy qeveritë të përcaktohet, nga ku dhe çfarë kërkon secila palë.

Ishulli Othon, pavarësisht pretendimeve, është pjesë e hartës së Greqisë, kështu që matja e territoreve dhe ujrave fillon nga Korfuzi dhe Othon, për palën greke deri në brigjet shqiptare.

Konkretisht, dekreti përfshin hapësirën nga ishujt Diapontia deri në kepin Tenaro të Peloponezit (Greqi-Itali).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb