Presidentja e Komisionit Europian i ka kërkuar falje Italisë pasi jo të gjitha vendet e BE kanë menduar më parë për të ndihmuar vatrën e nxehtë të koronavirusit në kontinent.

Italia shprehu hapur pakënaqësinë ndaj BE-së për shkak se nuk po merrte ndihma për të përballuar luftën kundër koronavirusit por von der Leyen siguron se KE nuk ka lënë gur pa lëvizur muajin e kaluar për të ndihmuar italianët.

Gjithsesi në një telefonatë me kryeministrin Giuseppe Conte ajo bëri me dije se do të jenë 100 miliardë dollarë që do të shkojnë drejt vendeve më të goditura prej koronavirusit si Italia, Spanja, Franca apo Gjermania që do të vlejnë për kompensimin e të papunëve apo atyre që ju shkurtuan oraret e punës.

‘’Europa është këtu për të ndihmuar, është për të ardhmen e Europës’’- thotë Presidentja e Komisionit Europian, gjermania Ursula von der Leyen,

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb