Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka pritur në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ky është takimi i parë mes Von der Leyen dhe Kurtit, teksa ajo i uron sukses në qeveri me avancimin e reformave, shtetin e së drejtës dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Kurti ndodhet për vizitë në Bruksel ku po takon zyrtarë të lartë të BE.
STATUSI NGA URSULA VON DER LEYEN
Takim i mirë i parë me Albin Kurtin.
I uroj qeverisë së tij suksese në avancimin e reformave në Kosovë, duke përfshirë në shtetin e së drejtës, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
BE do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, përfshirë vaksinat për të luftuar pandeminë.
Good first meeting with @albinkurti
Wish his government success in advancing reforms in Kosovo, including in the rule of law, and normalisation of relations with Serbia.
EU will continue support for Kosovo, including with vaccines to fight the pandemic. pic.twitter.com/nLf70qMQhV
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 29, 2021
(BalkanWeb)