Rastësi ose jo, fill pas takimeve të Von der Leyen me Kurtin e Vuçiç njoftohet marrëveshja në Bruksel.

Presidentja e KE momentalisht ndodhet në Serbi teksa ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE.

Tashmë jo bën thirrje që dialogu të vijojë për një zgjidhje përfundimtare për reciprocitetin e targave.

 

STATUSI NGA URSULA VON DER LEYEN

Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Është mirë për të gjithë rajonin.Dialogu tani duhet të vazhdojë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb