Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë këtë të martë Tiranën.

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, ajo do të jetë në orën 09:00 në Pallatin e Brigadave ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të mbahet një ceremoni zyrtare.

Fill pas këtij takimi, presidentja e KE do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë. Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

AXHENDA
Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina. Presidentja do të nisë udhëtimin e saj në Tiranë, sot në mëngjes, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama, dhe Presidenti Ilir Meta. Së bashku me Kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe Kopshtit ‘Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb