“Agresioni i Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës” do të sjellë pasoja përtej Evropës, tha Presidentja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur në Forumin Humanitar Evropian, Von der Leyen thirri më tej Rusinë duke thënë: “Meqenëse nevojat humanitare janë tashmë në kulmin e të gjitha kohërave, lufta e bërë nga Kremlini kërcënon sigurinë ushqimore në të gjithë botën”.

Von der Leyen tha se BE-ja do të kontribuojë 2.5 miliardë euro për të trajtuar mungesat e ushqimit në botë.

“BE, donatori më i madh humanitar në botë, po rrit më tej mbështetjen e saj me 2.5 miliardë euro deri në vitin 2024 për të ndihmuar rajonet më të prekura nga pasiguria ushqimore dhe masat speciale për të rritur prodhimin evropian të ushqimit,” tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb