TIRANE– Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë kësaj jave.

Kitaroviç do të vijë në kryeqytetin shqiptar ditën e enjte, ku është parashikuar që të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë përpara deputetëve.

Presidentja Kitaroviç gjithashtu do të takojë krerët e shtetit shqiptar, presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb